Prekëse, çifti i martuar prej 59 vitesh puthen përmes një plastmasi pas 3 muajsh izolim

Në njëqind e dy. Kaq ditë ka kaluar AgustinaCañamero larg burrit të saj Pascual Pérez i cili banon në shtëpinë e pleqveBallesol Puig i Fabra në Barcelona, ​​Spanjë.

Shtëpitë e pleqve në Spanjë u goditën rëndënga pandemia, me numrin total vdekjeve në shkallë vendi në të paktën 28.300persona.

Gjatë 59 viteve të martesës, burri dhe gruaja,tani të dy në të tetëdhjetat, nuk kishin jetuar kurrë kaq ditë larg.

Cañamero e kaloi karantinën mbarëkombëtare tëvendit në shtëpinë që ajo dhe Pérez dikur ndanin, i kapluar nga frika.

Ajo ishte një nga të parat që arriti nështëpinë e pleqve kur u rihap në 22 qershor.

Çifti putheshin dhe përqafuan për disa minuta përmes shtresës së hollë të plastikës dhe maskave të fytyrës.

Ndërsa, Beatriz Segura veshi dorezat e gjatapara se të përqafonte përmes dy vrimave në plastikë nënën e saj 96-vjeçare, IsabelLópez e cila gjithashtu jeton në Ballesol Puig i Fabra.

Ishte takimi i tyre i parë që nga 15 mars kuru ushtruan masat e rrepta të karantinës.

Segura tha se mezi priste të nxirrnin nënën e saj në një restorant dhe ajo u përgjigj se gjëja e parë që donte të bënte ishte që të shkonte në një sallon bukurie.