Elbasan, 68-vjeçari i pastrehë gjendet i vdekur në garazhin e lagjes "Partizani"

Një 68-vjeçar i pastrehë është gjetur i pajetë në qytetin eElbasanit. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Partizani” të këtijqyteti.

68-vjeçari, Petrit Boçi, u gjet pa shenja jete në një garazhtë kësaj lagjeje, vend ku mendohet se kishte krijuar strehën e tij prej disakohësh.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërkohë qëparaprakisht mësohet se në trupin e të ndjerit nuk janë konstatuar shenjadhune.