Pas denoncimit të "BOOM", ISHP mbyll kopshtin "Katër Stinët"
Vetëm pak orë pasi emisioni investigativ "BOOM" në Rtv Ora denoncoi me me zë dhe figurë skandalin e ndodhur te kopshti publik "Katër Stinët" ku një punonjëse kishte rezultuar me Covid-19 dhe mbahej sekret, Instituti i Shëndetit Publik njofton mbylljen e kopshtit.
Ndërkohë janë lajmëruar për marrjen e tamponëvestafi dhe fëmijët.
"BOOM" denoncoi se fëmijët vijonin të frekuentojnë kopshtin, pasi prinderit nuk janë në dijeni të situatës.
Punonjësja: Njëra nga ato ka qenë pozitive, të tjerat jo.
Prindi: Unë nga ju po e dëgjoj, nuk e di çfarë është kjo që po thuhet (i thotë gazetares).
Ky lajm u konfirmua zyrtarisht edhe nga Drejtoria e Përgjithshmee Kopshteve dhe Çerdheve.
Enkelejda Isaku: Po ka dalë. Ka njoftuar. Nuk kemi detyrim ligjor për tënjoftuar prindërit.
Ndërkohë Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor në Tiranë as nuk ishte në dijeni të rastit, madje i kërkoi gazetares që t’i tregojë sesi quhet punonjësja e infektuar me Covid-19.
Sekretarja:Nëse keni një emër se kush është, se ne nuk e dimë.
Sipas burimeve për emisionin “BOOM”, punonjësja e prekur nga Covid-19 i ka shërbyer dhjetra fëmijëve dhe ka pasur kontakte të afërta me to.
Aktualisht edhe Drejtoresha e këtij kopshti publik është meraport pasi rezulton të jetë e sëmurë.