Habit avokat Ngjela: Edhe unë si Rama, do ta kisha nxjerrë fishek nga Shqipëria Begetin
Shqipëria po bëhet gati të paguajë në arbitrazh 109 milioneuro për një vendim të gabuar për mbylljen në mënyrë arbitrare të njëtelevizioni.
Para këto që në vend se të shkojnë për investitorin Françesko Begeti, do të mund të injektoheshin fare mirë në ekonomi.
Por avokati Spartak Ngjela për Rtv Ora thotë se 109 milioneuro janë një fluskë sapuni për ekonominë shqiptare dhe madje edhe ai si Ramado të kishte bërë të njëjtën gjë.
Ngjela: 109 milion euro janënjë fluskë sapuni për ekonominë shqiptare, GDP e Shqipërisë është 27 miliardëeuro. Mirë bëri se ai ishte një bandit, vagabond, nuk e di kush e kishte sjellë.Edhe unë do ta kisha nxjerrë fishek nga Shqipëria, asgjë nuk bëri. Edhe firmënSerenisima që kishte mbikalimin e Fierit, e parë sa ndenji pa e bërë, ështëfirmë që e kanë sjellë skraparlinjtë.Do ta kapin atë. Edhe ajo me prishjekontrate ka ndodhur, po pse nuk po e bënte mbikalimin e Fierit. Këto ishinbanda që i ka sjellë korrupsioni. Rama nuk i hoqi të gjithë, duhet ti kishtehequr të gjitha. Për çfarë i donim këtu? Begetin e konsideroj rrezik kombëtar,shteti nuk ka kontratë me një bandit. Kontrata do të prishej në mënyrë të njëjashmepor ti do të shpëtosh kombin. Ata që e kanë sjellë nuk do të shpëtojnë.