Tifoz i zjarrtë i Celtic, Meta xhiro në rrugët e Tiranës me bluzën e skuadrës së zemrës

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta nuk i ndahet ekipit të tij Celtic.  Prej vitesh ai cilësohet sinjë tifozë i flaktë i skuadrës skocez Celtic, por tashmë edhe bluza e këtij ekipiështë bërë e pandashme për Kreun e Shtetit.

Mbrëmjen e sotme ai përshkoi rrugët e kryeqytetit nga Presidenca pikërisht i veshur me këtë bluzë.

Më herët gjatë ditës, Meta ishte në vilën e tij në Gjirin e Lalëzit ku zhvilloi një takim disa orësh me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe kreun e AKR Behgjet Pacolli.

Meta në rrugët e Tiranës me bluzën e Celtic
Meta në rrugët e Tiranës me bluzën e Celtic
Meta në rrugët e Tiranës me bluzën e Celtic