Kombinat, tregjet vatër e rrezikshme, neglizhohen masat anti-Covid, qytetarët në grupe

Tregu ikombinatit përsëri është kthyer në një shqetësim dhe rrezik për përhapjen ekoronavirusit. Tregtarë dhe blerës janë pa maska dhe nuk ruajnë distancën, ndërsa vërehet një neglizhencë më emadhe të moshat e reja.

Tregu në kombinat vijon të mbetet një ngatregjet më problematik sa i përket ruajtjes së distancës dhe përdorimit tëmaskave.

Këtë të enjte, qytetarët ishin të shumtë , pamaska ata i drejtohen tregtarëve, të cilët po ashtu nuk e zbatojnë këtërregull  të thjeshtë.

Tregtarët pohojnë se masat nuk po zbatohen.

“Ështëvapë nuk mbahet.”

“Në 10vetë 1 vjen me maskë.”

“Nuk i vënëfare maskat.”  

Të njëjtën gjë thonë edhe blerësit, disa prejtë cilëve nuk besojnë në ekzistencën e koronavirusit.

“E kamharruar në shtëpi, le të na gjejë ç’ka për të na gjetur. Nuk ka virus thonë.”

“Nuk kamfrikë fare.”

Nëse dikur këto hyrjet ishin të blinduara nga ushtarakëdhe efektivë të policisë, sot nuk është as tuneli dezinfektues. 

Ndërkohë që përmes një tabele qytetarëve u kërkohet të ruajnë distancën, por ndërgjegjësimi duket se mungon.