"BOOM" - Punonjësja e kopshtit e infektuar me Covid-19, çdo gjë mbahet sekret, prindërit nuk njoftohen

Emisioni  investigativ "BOOM" në Rtv Ora sollime zë dhe figurë skandalin e ndodhur te kopshti publik  ‘Katër Stinët’  kunjë punonjëse  ka rezultuar me Covid-19 dhe pavarësisht këtijfakti çdo gjë mbahet sekret.

Fëmijët vijojnë të frekuentojnë kopshtin, por prinderit nukjanë në dijeni të situatës.

Punonjësja:Njëra nga ato ka qenë pozitive, të tjerat jo.

Prindi: Unë nga ju po e dëgjoj, nuk e di çfarë ëhstëkjo që po thuhet (i thotë gazetares).

Ky lajm konfirmohet zyrtarisht edhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Kopshtevedhe Çerdheve.

Enkelejda Isaku:Po ka dalë. Ka njoftuar. Nuk kemi detyrim ligjor për të njoftuar prindërit.

Ndërkohë që ky institucion pret që të mbarojë hetimi, NjësiaVendore e Kujdesit Shëndetësor në Tiranë as nuk është në dijeni të rastit,madje i kërkojnë gazetares që t’i tregojë sesi quhet punonjësja e infektuar meCovid-19/

Sekretarja:Nësekeni një emër se kush është, se ne nuk e dimë.

Asnjë masë e  marrë nga institucionet shëndetësore për këterast kaq delikat.

Sipas burimeve për emisionin "BOOM", punonjësjae prekur nga Covid-19 i ka shërbyer  dhjetra fëmijëve dheka pasur kontakte të afërta me to.

Aktualisht edhe Drejtoresha e këtij kopshti publik është me raportpasi rezulton të jetë e sëmurë.