Tendera disa milionëshe pa garë: Bashkia e Tiranës 12 prokurime me vlerë 1.4 mld lekë

Në gjashtë muajt e parë të vitit 2019 Bashkia e Tiranës ka prokuruar 922 milionë lekë për 6 tendera të zhvilluar pa garë për investime në infrastrukturë. Një nga këto kontrata është edhe ajo për rehabilitimin e bulevardit "Zogu i parë" e fituar nga kompania Fusha me një fond prej 626 milionë lekësh.

Në gjashtë muaj e parëtë vitit 2019 Bashkia e kryeqytetit ka prokuruar  1.4 miliardë lekë në 12 tendera për investimenë infrastrukturë.

6 prej tyre, me vlerë922 milionë lekë rezulton se janë zhvilluar pa garë, pasi janë skualifikuar tëgjithë pjesëmarrësit përveç fituesit.

Vendin e parë, për ngashuma e përfituar, e mban kompania Fusha e cila ka fituar tenderin e Bashkisësë Tiranës për rehabilitimin e Bulevardit ‘Zogu i Parë’ me një fond prej 626milionë lekësh dhe në garë kanë marrë pjesë 4 operatorë ekonomikë, tre prej tëcilëve janë skualifikuar.

Sipas të dhënave shkak ështëbërë mungesa e kushteve teknike.

Kontrata mes bashkisëdhe kompanisë në fjalë është nënshkruar më 26 qershor dhe përfshinrehabilitimin e bulevardit që nis në fund të sheshit ‘Skënderbej’ dhe përfundonte busti i Ahmet Zogut, te ish-stacioni u trenit.

Një tjetër kontratë mevlerë të lartë e zhvilluar pa garë është ajo për “Rikonstruksion iinfrastrukturës rrugore Blloku që kufizohet nga rruga “Demi Nazeri” – “PrincVidi” – “Gjok Doci” me një fond prej 166 milionë lekësh.

Për tenderin në fjalëkanë marrë pjesë dhjetë kompani he 9 prej tyre janë skualifikuar duke lënë kështunë garë vetëm fituesin, bashkimin e operatorëve ekonomikë “Mela” sh.p.k , ”AlbShpresa” dhe ”Egland” shpk.

Për këtë tender edheOpen Data ka ndezur flamurin e kuq, me argumentin skualifikimi i të gjithëoperatorëve ekonomikë përveç fituesit.