Analfabetizmi funksional, 50% e 15 vjeçarëve janë të paarsimuar

Banka Botërore ngre alarmin e rritjes së përqindjes së analfabetizmit funksional në rajonin e Ballkanit Perëndimor.  Në Shqiëpri 50% e 15 vjeçarëve janë analfabetë funksionalë, ndërsa shifrat për rajonin pritet të ndryshojnë nga 53% në 61%.

Mbi 50% e nxënësve të moshës 15 vjeç në Shqipëri  janë analfabetë funksionalë, por kjo situatësipas një raporti të Bankës Botërore pritet të ketë përkeqësim për shkak të mësimitnë distancë e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit. 

Referuar këtij raporti thuhet se mësimi online rrezikon tështojë edhe numrin e nxënësve të cilët do të detyrohen të braktisin shkollën.

Sa i përket rajonit nxënësit e kësaj grupmoshe me nivel nënaftësinë bazë të leximit, pritet që të ndryshojnë nga 53% në 61 për qind.

 Përqindjen më të lartëpër analfabetizëm funksional në rajon e ka Kosova, me 78 % e 15 vjeçarëve,  e ndjekur nga Shqipëria, Mali i Zi dheMaqedonia e Veriut, ndërsa me të ulëtin e ka Serbia, 48% e tyre.

Sipas këtij raporti të Bankës Botërore, rreziku i rritjes sëpërqindjes së analfabetizmit funksional vjen dhe si pasajë e mungesës sëpajisjeve elektronike apo internetit, papërgatitjes së nevojshme të mësuesve përtë dhënë mësim për një kohë të gjatë në distancë si dhe pamundësia e prindërvepër të ndihmuar fëmijët.

Në vendin tonë, Ministria e Arsimit po përgatitet për mësimin online por edhe në klasa, ndërkohë qëky vit akademik ka pasur një numër të konsiderueshëm të nxënësve që nuk kanëpasur mundësi të përfshihen në mësimin online.