Fyen Presidentin Erdogan, Miss Turqia dënohet me burg

Ish-miss Turqia e vitit 2006, Merve Bujuksaraç, është dënuar me 14 muaj burgim me akuzën e fyerjes ndaj Presidentit, Rexhep Taip Erdogan. 27-vjeçarja do të mbajë përgjegjësi për një postim në internet në të cilin pretendohet se është ofenduar rëndë kreu i shtetit. Lajmi është pritur me kritika të shumta nga ana e organizatave që mbrojnë të drejtat e njeriut, ndërkohë që avokati i Bujuksaraç ka deklaruar se do t'a apelojë çështjen në Gjykatën Europiane të Drejtësisë. Ish-Miss Turqia e vitit 2006, Merve Bujuksarac, është shpallur fajtore nga Gjykata me akuzën e fyerjes mbi Presidentin e vendit, Rexhep Taip Erdogan. 27-vjeçarja do të mbajë përgjegjësi për disa postime të bëra në rrjetet e saja zyrtare në internet, pavarësisht se në deklaratat e bëra së fundmi, ka deklaruar se nuk e ka patur si qëllim të ofendojë kreun e shtetit. Pas vendimit, i menjëhershëm ka qënë reagimi i avokatit të Bujuksarac, i cili u shpreh se do t'a apelojë verdiktin. Ai tha gjithashtu se do t'a dërgojë çështjen në Gjykatën Europiane të Drejtësisë.Ngjarja ka ngjallur menjëherë debat, teksa kanë qënë pikërisht organizatat që mbrojnë të drejtat e njeriut ato të cialt e kanë kritikuar ashpër vendimin e gjykatës turke. Presidenti Erdogan numëron më shumë se 2.000 çështje të depozituara në organet gjyqsore turke, ku akuzon persona të ndryshëm për fyerje ndaj tij. Këto veprime janë parë me shqetësim dhe shpesh herë janë cilësuar si përpjekje për të heshtur zërat opozitarë dhe qytetarët që nuk ndajnë të njëjtat mendime me të.Përvecse në Turqi, Erdogan ka hapur cështje gjyqsore edhe në shtetet e tjera europiane. Aktualisht, satiristi gjerman, Jan Bohmerman, është në pritje të verdiktit të Gjykatës në lidhje me një material të publikuar, i cili përmban nota ironike dhe tallëse për Presidentin turk.52357568/Oranews.tv/