Mariah Carey: Unë kurrë nuk thashë se do të organizoj dasmë të madhe

Këto kohë të gjithë gazetarët kanë shumë pyetje për t`i bërë Mariah Carey dhe publiku ka mjaft të reja për të dëgjuar nga këngëtarja e tyre e preferuar.Momentalisht tema më e përfolur e saj është martesa me miliarderin australian James Packer, e cila erdhi pak pasi u bë publik lajmi i ndjarjes me Nick Cannon. E ftuar në emisionin "Live With Kelly" me moderatore Kelly Ripa, Mariah flet për dasmën me James, dhe ishte shumë e rezervuar.Këngëtarja thotë se disa gjëra janë ende në punë e sipër, pra dasma akoma nuk është gati, çifti po përpiqen të organizojnë me detaje. Por për diçka jemi keqkuptuar të gjithë, kjo dasmë duket se nuk do të jetë aq madhështore sa është pritur. Mariah shton: "Ende nuk mund të flas shumë për dasmën se gjërat janë ende në organizim e sipër, jo gjithçka është vendosur përfundimisht. Por dua të theksoj se unë kurrë nuk thashë që kjo dasmë do të jetë e madhe".Mariah është komplimentuar nga ana e Kelly Ripa edhe për unazën e diamantit e cila është një nga më të shtrenjtat. Përmendim se këngëtarja dhe miliarderi e nisën lidhjen e tyre Shatorin e kaluar, ndërsa do të martohen muaj e verës./Oranews.tv/