Arrestohen katër të rinj, u kapën me 250 doza heroinë në automjet
4 të rinj kanë rënë në prangat e policisë ditën e hënë teksa u kapën me lëndë narkotike.Arrestimi i tyre u bë nga Specialistët Kundër Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan gjatë finalizimit me sukses të operacionit të koduar “Përparimi”.Të arrestuarit janë:Edison Kaçaniku, 25 vjeç, banues në ElbasanEdison Nasufi, 26 vjeç, banues në ElbasanMendor Xhezairi, 26 vjeç, banues në ElbasanTomi Kaçaniku, 23 vjeç, banues në ElbasanKatër të arrestuarit u ndaluan në aksin rrugor Peqin - Elbasan, në afërsi të fshati Përparim.Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Volkswagen” me targa EL 6892 B dhe gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit Edison Kaçaniku, i’u gjetën 250 doza materiali pluhur, i dyshuar me atë të llojit heroinë.Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale lëndën narkotike, 5 telefona celularë dhe mjetin tip “Volkswagen” me targa EL 6892 B.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.[caption id="attachment_758510" align="alignnone" width="640"]
Droga e sekuestruar[/caption][caption id="attachment_758511" align="alignnone" width="640"]
Mjeti ku u gjetën 250 doza heroinë[/caption]