Fotografuan për art syzet në muze, vizitorët “budallenj” nuk e kuptuan hilenë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Maj 2016, 17:31
Një adoleshent në San Francisko shkaktoi spektakël që mund të cilësohet i keq. Ata vendosën një palë syze në katin e fundit të një muzeu.Kaq u desh sa vizitorët filluan duke bërë fotografi duke menduar se ishin pjesë e artit.Syzet optike u lanë në tokë siç edhe shihet. Madje, disa prej tyre i hodhën fotot në Twitter dhe në rrjete të tjera sociale, duke shprehur lavdërime për Muzeun e Artit Modern në San Francisko.Të tjerë filluan të mendojnë për kuptimin metafizik të këtij lloji “arti” modern. Adoleshenti 17 vjeçar i quajtur Khayatan publikoi reagim. Është e pabesueshme, por 40 mijë njerëz i përhapën fotot në Twitter.Dhe në fund, asgjë nuk kishte të bënte me artin, por vetëm një shaka pa fort kripë e adoleshentit.
/Ora News/