Video e mamasë me maskën Chewbacca thyen rekord në Facebook, ja si e shpërblen Mark Zuckerberg

Ylli i videos me maskën e personazhit Chewbacca, Candace Payne, e cila theu rekord në Facebook me të qeshurën e saj ngjitëse, ka marrë një suprizë nga themeluesi i rrjetit social Mark Zuckerberg.Mamaja Chewbacca, klipi i së cilës mori më shumë se 144 milionë klikime, u shpërblye me një tur në ndërtesën Facebook HQ.Zuckerberg ka postuar fotot e turit të saj në zyrën e rrjetit social në Menlo park, Kaliforni ku ajo madje takoi dhe Chewbacca.Payne pozoi me luftëtarin legjendar Wookie jashtë ndërtesës së Facebook, piu kafe si dhe bëri shëtitje me biçikletë me të.“Ne ftuam Candace Payne- klipi i së cilës mori 141 klikime që tanimë është video më e parë në Facebook – që të vinte te ne, dhe kishim një suprizë shumë argëtuese për të!” – shkruan Mark Zuckerberg.13243856_10102853439955251_1846092453341940269_o 13301245_10102853440070021_7322497984582783207_o/Oranews.tv/