Reagimi emocional i 2 vjeçares kur sheh motrën për herë të parë në eko
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Maj 2016, 17:03
Ky është momenti emocionues kur një vajzë 2 vjeçare sheh për herë të parë motrën e saj saj në eko me ultratinguj.Video e filmuar në shtëpi, tregon se si vogëlushja Myla l’Anson nga Nottingham puth e përqafon ekranin e TV.Pasi sheh motrën në barkun e nënës, ajo shpërthen në lot gëzimi.Mamaja, Carly Tansley, i thotë: “Nuk ka gjë e dashur…do e shohësh shumë shpejt”.Ndërkohë që fshin sytë, Myla i përgjigjet: “Por unë e dua shumë atë ”.Klipi i adhurueshëm, është bërë viral që kur është postuar në Facebook ditën e mërkurë, me 55 mijë klikime.
/Oranews.tv/