Tyga i detyrohet 2 milionë dollarë Kylie Jenner

Tyga i detyrohet ish të dashurës së tij Kylie Jenner 2 milionë dollarë. Mësohet se këto para ja ka dhënë hua pak e nga pak 18-vjeçarja gjatë lidhjes së tyre prej dy vitesh.Tani qe janë ndarë dhe për më tepër Kylie e ka parë Tyga të shfaqet në publik me femra të tjera, ajo kërkon me ngulm që reperi t`i kthejë menjëherë 2 milionët e saj.Një burim thotë: "Kylie e ka telefonuar shpesh Tyga duke i kërkuar paratë që ai i detyrohet. E si pretekst për t`i marrë paratë i thotë se e ka gjetur veten ngushtë, dhe i duhen sa më shpejt. Tyga është shokuar nga kjo kërkesë, sepse mendoi që Kylie ja kishte dhuruar dhe as që ja kishte idenë se ishte në borxh me të". Janë kontaktuar edhe përfaqësuesit e çIftit, të cilët nuk kanë dhenë asnjë koment sa i përketë kësaj teme.Kylie Jenner dhe Tyga po ashtu refuzojnë të tregojnë për ne nëse ata kanë mbetur miq pas lidhjes apo nuk do të flasin më, dhe i mbajnë mëri njëri-tjetrit.Kohët e fundit 18-vjeçarja poston shpesh në Snap dhe Instagram, video ku shfaqet duke kënduar këngë shumë melankolike. Dhe kjo është interpretuar si një mesazh që ajo përpiqet t`i dërgojë ish të dashurit./Oranews.tv/