Telefonat celularë mund t’ju shkaktojnë kancer
Një studim i hollësishëm i kryer nga qeveria e Shteteve të Bashkuara sugjeron se ekziston një lidhje midis telefonave celularë dhe kancerit.Studies nga Programi Kombëtar i Toksikologjisë ekspozuan minj të gjinisë mashkullore para frenkuencave të radios, që emetohen zakonisht nga celularët.Nga eksperimentet e kryera, u gjetën dy lloje tumoresh në trurin dhe zemrën e kafshëve. Të tillë tumore nuk u gjetën te minjtë që nuk u ekpozuan para frekuencave.Në studim u morën më shumë se 2,500 minj në interval të caktuara për një periudhë dy vjeçare.Zbulimi mendohet të jetë një nga analizat më të thella e të mëdha për telefonat celularë dhe kancerin, duke i kushtuar qeverisë së SHBA 25 milionë dollarë, për zhvillimin e një kurs 7 vjeçar.“Kur njerëzit thonë se nuk ka asnjë rrezik, ky studim i jep fund një deklarate të tillë”- tha Ron Melnick, ish studies i Programit Kombëtar të Toksikologjisë për Wall Street Journal./Oranews.tv/