Gwyneth Paltrow dhe Chris Martin finalizojnë divorcin pas thuajse dy vitesh
Gwyneth Paltrow dhe Chris Martin kanë finalizuar divorcin e tyre pas thuajse dy vitesh pranë dyerve të gjykatës. Tashmë çifti që qëndruan të martuar për 12 vite kanë ndarë përfundimisht rrugët e jetës së tyre.Divorci do të finalizohej muaj më parë, por ka qenë këngëtari britanik ai që ka vonuar procesin me shpresën se Gwyneth do të reflektonte dhe ata mund të ktheheshin sërish bashkë. Por nga ana tjetër, aktorja nuk ka bërë asgjë tjetër veçse ka shuar gjithë shpresat e tij duke përsëritur shpesh në intervista, se për të Chris tani është si një vëlla.Sidoqoftë ashtu siç edhe u shprehën në momentin e ndarjes ata kanë mbetur miq në të mirë të dy fëmijëve që kanë, vajzës Apple dhe djalit Moises. Ndërkohë Gwyneth vazhdon lidhjen me regjizorin dhe producentin Brad Falchuk ndërsa Chris Martin ka nisur një romancë te re me aktoren angelze Annabelle Wallis.Kujtojmë se Chris mbajti një performancë së bashku me Beyonce gjatë Super Bowl, ndërsa Gwyneth së bashku me fëmijët ishin duke e mbështetur mes turmës duke duartrokitur për të.Në një intervistë aktorja tha: “Chris është si vëllai im tani. Ne jemi një familje, edhe përse nuk jemi në një lidhje romantike përsëri mbetemi një familje e vërtetë. Ne nuk flemë bashkë, por ai është i mirëpritur në shtëpinë tonë sa herë të dëshirojë”./Oranews.tv/