Blake Shelton: Dëshiroja të mos ekzistoja gjatë divorcit
Më shumë kemi dëgjuar të flitet për lidhjen e lumtur të këngëtarit Blake Shelton me Gwen Stefani se për ndarjen e dhimbshme nga bashkëshortja Miranda Lambert. Momentalisht Blake është i lumtur që gjeti sërish dashurinë pranë këngëtares dhe albumi i ri renditet në vend të parë, por ai ka edhe disa të pathëna për ndarjen nga Miranda.Blake thotë: “Si tani dhe një vit më parë, nuk kishte më dritë në fund të tunelit tim. Gjërat arritën në një pikë sa unë as që doja të ekzistoja më”.Blake dhe Miranda u ndanë pas lidhjes 10 vjeçare dhe 4 viteve martesë. Në deklaratën e dhënë për shtyp Korrikun e kaluar, çifti tha: “Kjo ishte e ardhmja që ne kishim ëndërruar”. E ndërsa Blake flet per ditët e tij të errëta tregon: “I kam thënë personave të ndryshëm se dëshiroja të kaloja në koma dhe të zgjohesha pas një viti”.Por pak muaj pas ndarjes, 39-vjeçari u miqësua edhe më shumë me Gwen Stefani e cila në të njëjtën periudhë si ai ishte ndarë nga bashkëshorti prej më shumë se një dekade, Gavin Rossdale.Miqësia tyre u kthye në lidhje romantike, dhe momentalisht ata shprehen se janë shumë të dashuruar bashkë. Gwen dhe Blake janë familjarizuar edhe përse brenda një kohe të shkurtër./Oranews.tv/