Shkatërrohet trafiku i heroinës dhe kokainës Shqipëri-Itali-Spanjë
Një grup i strukturual kriminal që merrej me trafikun ndërkombëtar të drogës mes Italisë - Spanjës dhe Shqipërisë është shkatërruar në kuadër të një operacioni të përbashkët policor ndërmjet 4 shteteve. Operacioni ndërkombëtar i koduar "Riccio" u organizua në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar të shërbimeve policore të Italisë, Gjermanisë dhe Spanjës dhe Shqipërisë. Gjatë operacionit u sekuestruan 130 kg drogë të llojit heroinë dhe kokainë si dhe u sekuestruan 300 mijë euro në gjëndje.Mediat italiane shkruajnë se prokuroria e Milanos ka firmosur 38 urdhër arreste për 31 shqiptarë, 5 maroken 2 tunizianë. Fillimisht lajmi u publikua mëngjesin e së premtes, 27 maj 2016 në mediat italiane më pas Nëndrejtori i Policisë së Shtetit Ardian Çipa doli në konferencë për median.Trafikantët subjekt i këtij procedimi penal janë Shqiptare, Marokene, Tuniziane dhe Rumune të cilët kryenin aktivitetin kriminal të trafikimit, grumbullimit, mbajtjes, tregtimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike të llojit kokainë dhe heroinë.Arrestimet janë kryer më 24 maj në të njëjtën hapësire kohore nga policia shqiptare por dhe policia e Italisë, Spanjës, Gjermanisë dhe Marokut.12 te arrestuar ne Shqiperi- Policia e Shtetit Shqiptar bëri të ditur se 12 prej trafikantëve janë arrestuar në vendin tonëArdian Çipa: "Gjatë këtij operacioni janë arrestuar në total 31 persona prej të cilëve 12 në Shqipëri, 1 në Gjermani dhe një tjetër në Spanjë. Në vendin tone u lokalizuan, u kapën dhe ekzekutuan vendimet e arrestit ndërkombëtar në qytetet Tiranë, Durrës, Gramsh, Elbasan, Fier dhe Kavajë.Ndërkohë në Itali janë goditur elementët kriminalë të grupit të strukturuar në qytetet e Monxës, Briancës, Bolonjës, Bolcanos, Breshias, Komos, Xhenovës, Rietit, Torinos, Triestes, Vicencas.Sekuestrohen kokaine dhe heroine - Corriere.it raporton se gjatë operacionit u sekuestruan 130 kg drogë të llojit heroinë dhe kokainë si dhe u sekuestruan 300 mijë euro në gjëndje.Veprimtaria ne Itali - "Ishte një bande e cila në muajt e fundit kanë sjellë në Itali një sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike në periudha të ndryshem. Keto rezultate janë arritur falë bashkëpunimit të policisë italiane dhe asaj shqiptare", tha policia e Milanos në një videokonferencë që u transmetua sot, 27 maj 2016, edhe në vendin tonë.Hetimet nisen ne shkurt 2014 kur u ra në gjurmët e trafikut- " Veprimet hetimore ndaj këtij grupi të strukturuar kriminal kanë nisur pas sekuestrimit të 43 kg heroinë më 18 shkurt 2014 nga ana e partnerëve policore Italiane të Milanos.Ne konference per median nëndrejtori i Policisë së Shtetit Ardian Çipa deklaron: Në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar të shërbimeve policore të vendeve të BE dhe konkretisht Italisë, Gjermanisë dhe Spanjës, prej muajit shkurt të vitit 2014 policia e e shtetit është angazhuar në një operacion dhe hetim të përbashkët me keto shtete duke regjistruar procedimin penal dhe vazhduar hetimin e përbashkët mbi dokumentimin e aktivitetit kriminal të një grupi të strukturuar kriminal me aktivitet në drejtim të trafikimit dhe shitjes së narkotikëve.Operacioni i koduar Rico- Ardian Çipa: Operacioni është koduar “Rico” dhe nëpërmjet tij është mundësuar dokumentimi dhe arrestimi i anëtarëve të grupit të strukturuar kriminal të përbërë nga shtetas me kombësi të ndryshme të cilët janë përgjegjës për veprimtari kriminale trafikimit, mbajtjes dhe shpërndarjes së substancave narkotike heroinë dhe kokainë. Në total kanë ngelur për tu kapur edhe 4 shtetas të tjerë, 3 shqiptarë dhe një maroken.Aktiviteti kriminal ne veri te Italise- Aktiviteti kriminal i kësaj organizate zhvillohej kryesisht në zonën veriore të Italisë.Mediat italiane shkruajnë se hetimet kanë filluar që në vitin 2014, ku është zbuluar edhe ekzistenca e një grupi kriminal, që kishte degët e saj në Italinë Veriore dhe Shqipëri dhe ku importohej sasi e madhe e heroinës dhe kokainës nga “Toka e Shqiponjave”Policia ka mundur të identifikojë furnizuesit shqiptarë të drogës dhe korrierët e tyre, të cilët mbanin drogën në makina që i kishin modifikuar posaçërisht për transport.Gjithashtu zbuluan personat shqiptarë të cilët jetonin në Itali dhe që merrnin në zotërim lëndën narkotike, si dhe rrjetin e tyre shpërndarës në shitjen e saj me pakicë, i përbërë kryesisht nga shtetas marokenë e tunizianë.Ky operacion policor përfundoi pasi policia italiane mundi të identifikojë dhe personat që më pas kishin për detyrë të tansportonin nga Itali në Shqipëri shumat e parave të përfituara nga trafiku i drogës. Ky transport i parave kryhej me anë të kamionëve apo me autobuza të linjës Itali- Shqipëri.
