Rrëfimi i ish-gazetarit të “DW”: SHIK-asi kanibal kafshoi gazetarin Bardhok Lala

Ish-gazetari i “Deutche Welle” dhe akademiku Apollon Baçe, për herë të parë sjell një dëshmi të rrallë dhe të rëndë lidhur me ngjarjen e 28 majit të vitit 1996 kur politikanë, gazetarë vendas dhe të huaj u rrahën barbarisht nga policë civilë të forcave speciale dhe punonjës të Shërbimit Informativ Kombëtar gjatë një protese në shehsin “Skënderbej”.I ftuar në emsionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Baçe mes të tjerave dha detaje lidhur me rrahjen shtazarake të gazetarit të gazetës “Dita” Bardhok Lala, i cili sot pikërisht për shkak të asaj ngjarje nuk e ushtron më profesionin dhe është invalid.Baçe tregon: Tre punonjës të SHIK e rrëmbyen gazetarin Lala, e futën në një makinë dhe e qëllonin më ç’të mundin. Por duke qenë se autovetura ishte në ecje dhe hapësira e ngushtë nuk u lejonte ta qëllonin më fort, një nga punonjësit e SHIK-ut nisi ta kafshojë gazetarin në pjesë të ndryshme të trupit. Më pas e çuan nga kodrat e liqenit artificial të Tiranës dhe atje ushtruan dhunë shtazarake. E vunë në buzë të ujit dhe e qëllonin me të shtëna pistolete në mënyrë të tillë që plumbat ti kalonin afër për ta terrorizuar sa më shumë. Pasi e dërrmuan nga të goditurat me shkelma e grushta dhe shkopinj gome dhe në fund e hodhën në ujë me mendimin që kishte vdekur. E gjeti një fshatar aty pranë dhe vetëm fati bëri që Bardhok Lala të mbijetojë. Nuk e njoha kur e pashë në atë gjendje. Unë u temerrova nga kjo ngjarje dhe duke qenë edhe drejtor I gazetës “Dita” takova urgjent presidentin Berisha. I tregova për ngajrjen dhe për këtë kanibal që shteti i asaj kohe kishte por nga biseda kuptova gjithçka kishte dalë jashtë kontrollit”.Por sipas Baçes edhe më e rëndë ishte situata në Shqipëri për faktin se në drejtimin e strukutave të sigurisë kishte njerëz si Agim Shehu, zv/minister i Brendshëm dhe drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.“Për mua ky është njeriu më negative që ka patur shteti shqiptar që nga rrëzimi i komunizmit. “Vëtë Berisha më tregoi se në një bisedë me të Shehu i kishte kërkuar që të me eleminonte mua. Por ka qenë ndërhyrja e Berishës që më shpëtoi jetën. Ishte kohë që jeta dhe vdekja ishin më pranë se kurrë”.bardhok lala