Beyonce dhe Jay Z u japin fund thashethemeve të ndarjes
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Maj 2016, 16:52
Ndërkohë qe të gjithë shqetësohen për divorcin e supozuar mes Beyonce dhe Jay Z, çifti këngëtarëve vazhdojnë që të shijojnë martesën e tyre tetë vjeçare.Beyonce dhe Jay , janë fotografuar gjatë mbrëmjes në New York, teksa shkuan për të darkuar në një restorant Italian. Sa i përket albumit Lemonade, të këngëtares Beyonce, shitjet vazhdojnë ndërsa një burim shpjegon se as Beyonce as Jay Z, nuk do të adresojnë kurrë thashethemet rreth tradhëtisë apo fundit të martesës.Ata kanë një mënyrë të veçantë të të shpjeguarit, jo me anë të fjalëve në deklarata për shtyp, por me muzikë. Përmendim se çifti janë martuar vitin 2008, dhe bashkë kanë vajzën 4-vjeçare, Blue Ivy Carter.
/Oranews.tv/