"O zot na shpëto të gjithë nga e etura për vëmendje, Amal Clooney!"
Këtë vit në Festivalin e Filmit në Kanë, Amal Clooney theu rregullin e artë të etikës në tapetin e kuq.Ajo i rrëmbeu vëmendjen yjeve të vërtetë të Hollywood,duke e zhvendosur vetëm te vetja.Krahë bashkëshortit të saj George Clooney,ajo ishte e tepërt në radhën e aktorëve që pozuan sëbashku në eventin madhështor.Ajo ishte pranë Julia Roberts, regjizores Jodie Foster dhe aktorit britanik Dominic West, për të promovuar filmin e tyre të ri “Money Monster”.Amal ishte e vetmja që pozoi në radhën miliard dollarëshe, e cila nuk kishte aspak lidhje me filmin – kështu që çfarë bënte aty?Akoma dhe më keq, ajo tërhoqi vëmendjen me fustanin e saj ngjyrë limoni që u hap si parashutë nga era duke i zbuluar këmbët si një flamingo.Nëse jeni bashkëshortja apo bashkëshorti i një ylli Hollywoodi, është detyra juaj të rrini të heshtur, e për më tepër të mos lini në hije talentet si Julia Roberts.O zot na shpëto të gjithë nga e etura për vëmendje, Amal Clooney!(Shkruan gazetarja e Daily Mail Jan Moir)
/Oranews.tv/