Iraku operacionin ushtarak për të rimarrë Falluxhën

Qeveria e Irakut do të nisë shumë shpejt një operacion ushtarak për të rimarrë provincën e Falluxhës, e cila që prej vitit 2014 kontrrollohet nga militantët e Shtetit Islamik.Lajmi u komunikua nga Kryeministri i vendit, Haider al-Abadi, gjatë një konference të mbajtur për mediat me praninë e përfaqësuesve më të lartë të ushtrisë.Zyrtarët kanë paralajmëruar civilët që të largohen nga qyteti. Familjet që do t'a ketë të pamundur të largohen, duhet që të vendosin një flamur të bardhë mbi shtëpitë e tyre.Përfaqësuesit e qeverisë bënë me dije se qytetarët që do të tentojnë të largohen do të kenë mbështetjen e ushtrisë për t'a bërë një gjë të tillë.Megjithatë, një gjë e tillë u vu në dyshim vetëm pak pas lajmërimit. Mediat ndërkombëtare raportuan se afro 20 familje u munduan që të largohen nga shtëpitë e tyre, por vetëm gjysma i'a doli që të shpëtojë.Pjesa tjetër ra në duart e ekstremistëve të Shtetit Islamik ose u godit nga eksplozivët e vendosur në rrugë. Për të kryer këtë operacion, qeveria ka angazhuar policinë dhe ushtrinë, ndërkohë që bëhet me dije se aksionit i janë bashkuar edhe mijëra luftëtare vullnetarë.Ekpertët e ushtrisë amerikanë kanë deklaruar se ndërhyrja ushtarake do të jetë disi e vështirë, pasi në Falluxha jetojnë afro 90.000 banorë. Ky qytet është një prej bastioneve kryesore të Shtetit Islamik në Irak./Oranews.tv/