Majko: Nëse s’miratohet Reforma në Drejtësi, vendi në listën e të dështuarve
Kërkon reflektim nga klasa politike dhe në të njëjtën kohë t’i ndizet drita jeshile reformës në drejtësi, pasi në të kundërt Shqipëria rrezikon të futet në listën e vendeve të dështuara. Kështu shprehet deputeti veteran i Partisë Socialiste Pandeli Majko i pyetur mbi atë që është cilësuar si kryereforma për vendin tonë.Majko: Nuk pihen kafet, apo nuk është dialogu pronë për të thënë se cfarë do bëhesh apo cfarë posti do marrësh. Janë gjera të natyrshme që ne duhet ti kthejmë edhe më shumë të natyrshme. Kur dy politikanë pijnë kafë asgjë nuk është jashtë politikës. Por dëshiroj të them se ka qenë bisedë e dobishme sidomos për nëj aktivitet sic është asambleja e NATOPër takimin me kreun e opozitës Basha, Majko pranon se biseda ishte politike, por shmang detaje të tjera. Majko: Nëse nuk do të kemi një konkluzion, të cilin unë pak e besoj, pra pak besoj tek kriza, Shqipëria rrëzikon të futet ne grupin e vendeve të dështuara dhe kjo nuk do të jetë dështim për socialistët por një dështim për demokratat dhe për të gjithë. Pikërisht mendoj se janë të gjitha shancet që ne të kemi një reflektim të përbashkët për këtë gjë.Pandeli Majko ishte në Shkodër, tek forumi i të rinjve eurosocialistë të cilët do zgjedhin kreun e ri, për të cilët nuk nguron të thotë se PS-së po i jepet mësim nga rinia./Oranews.tv/