Kriza e refugjatëve, Meta: Duhet një strategji e mirëkoordinuar europiane

Nga Luksemburgu ku po merr pjesë në konferencën e Kryeparlamentarëve të BE, kreu i Kuvendit Ilir Meta tha se për krizën e refugjatëve duhet një strategji e koordinuar evropiane.Sipas Metës, qytetarët  europianë   duhet  të  kenë besim te BE, e të qëndrojnë larg alternativave nacionaliste e ksenofobiste.Numri një i Kuvendit premtoi se Shqipëria do të ndihmojë krizën e refugjatëve brenda kapaciteteve të saj.Meta:  Kriza e refugjatëve ka nevojë për njëstrategji të mirëkoordinuar evropiane. Moskoordinimi i lë vend pasigurisëdhe rrjeteve të  trafikut dhe terrorizmit.   Ne duhet të sigurohemi se qytetarët europianë kanë besim në kapacitetet tona të përbashkëta europiane të menaxhimit të krizës, nëv end që të vendosin për të mbështetur masivisht alternativat politike të nacionalizmit ekstrem dhe ksenofobisë, siç sot po dëshmohet në një sërë vendesh të BE-së.Kryeparlamentari tha se Shqipëria do të vijojë të kontribuojë në krizën e refugjatëve brenda kapaciteteve të saj.Meta: Shqipëria do të kontribuojë në përputhje me rrethanat, siç kërkohet nga partnerët  tanë  europianë  dhe  brenda kapaciteteve  tona modeste.  Përvoja jonë e fundit, kur mëse një milion refugjatë të zhvendosur dhe viktima të luftës nga Kosova vërshuan në Shqipëri, na siguron se edhe me mundësi modeste,   mund  të  menaxhohen   flukset  e  papritura migratore.Meta tha se migrimi mund të duket si një sfidë e dhimbshme për sigurinë tonë te përbashkët, por ofron një mundësi për BE-në, që të trajtohet përmes  strategjive koherente.