"Moglica" sekuestrohet arsenal i vërtetë armësh
Dy persona janë arrestuar për akuzën e trafikut të armëve ndërsa është sekuestruar një arsenal të vërtetë armësh të rënda dhe municionesh.Hetimet disa mujore u finalizuan dje me operacionin e koduar "Moglica" . Operacioni i përbashkët i dy qyteteve, Tiranë dhe Korçë çoi në arrestimin e Adil Mersinllari 42 vjeç, lindur e banues ne Korce - Bledar Bardhyl Muçollari, vjec 32 lindur dhe banues në Korce. Ndërsa u sekuestrua në cilësinë e provës materiale armë të rënda, lëndë plasëse dhe municione luftarake.Në një konferencë për mediat nëndrejtori i policisë së Tiranës, Ermal Muça dha sot detaje te operacionit duke pohuar se rrehi i të arrestuarve mund te jete edhe më i madh.Hetimi disa mujor- Aksioni i Policisë së Tiranes dhe konkretisht i Sektorit Kunder Narkotikeve dhe Trafiqeve, është kryer në bashkëpunim te ngushte me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe në përfundim të një hetimi disamujor, është arritur të dokumentohet permes teknikave speciale veprimtaria kriminale e shtetasve Adil Mersinllari dhe Bledar Muçollari, duke sekuestruar në cilësinë e provës materiale armë të rënda, lëndë plasëse dhe municione luftarake24 banesa te kontroll- Gjatë këtij operacioni është ushtruar kontroll ne 24 banesa te dyshuarish dhe jane shoqeruar ne drejtorite respektive Tiranë dhe Korcë mbi 16 persona.Vazhdojnë hetimet për persona të tjere te dyshuar ,lidhje te subjekteve te arrestuar qe mund te jene te implikuar ne kete veprimtari kriminale. Gjithashtu se bashku me prokurorine e Tiranes po hetohet menyra e gjetjes dhe destinacioni final per kete sasi armatimi te sekuestruar.Sekuestrohen- Gjatë operacionit janë:• 57 copë kallëpe tritoli të masës 400 gr për çdo kallëp.• 103 copë granata sulmuese “defensive ” me rreze shperthyese rreth 200 metra• -100 copë ndezës granatash• 1 granatë-hedhës,• 23 predha granathedhesiPredhat kineze -Në të gjitha predhat gjenden të dhëna të markerimit dhe janë prodhim kinez• 20 kutia ne forme tubi te dyshuara si eksplozive me nje fuqi shume te forte shperthyese• -.2 kaseta metalike, dhe 1 kuti metalike per mbajtje fishekësh model 56, të kalibrit 7.62 mm.Në total sasia e fishekëve 1640 copë. • -1 shtrat tre këmbësh për mitraloz të rëndë. • -216 copë krehra mbajtës fishekësh model 56, kalibër 7.62 mm, të vajisur dhe me të gjitha pjesët dhe aksesorët e tyre.• -3 murtaja me trekëmbësha dhe pjatat kupore.• -2 mitralozë të rëndë së bashku me trekëmbëshat mbajtës.• -20 pjese mitralozazh te rende te cmontuar• -1 shirit metalik me 250 copë fishekë mitralozi të rëndë model 53.- 1 automjet tip Opel Omega me targa KO 6690 B.• -4 aparate celularë të markave të ndryshme.Infiltrimi Operacioni ka nisuar muaj me parë dhe mësohet së është kryer me anë të infiltrimit. Një agjent i policsë së Tirnës kishte renë prej disa muajsh ne kontakt me 42 vjeçarin nga qyteti i Korçës, të cilit i kishte kërkuar kundrejt pagesës t'i blinte disa copë granata. Mesohet se pas disa tentativave Mersinllari kishte pranuar t'i sillte porosinë në Tiranë ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij në Korçë policia gjeti dhe sekuestroi këtë sasi te konsiderueshme por mendohet se mund të ketë edhe të tjera baza të fshehta.Dyshimet janë për një trafik armësh dhe municionesh ndersa po punohet për të zbuluar origjinin dhe desinacionin e tyre."Materialet procedurale në ngarkim të tyre janë dërguar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje i armëve luftarake dhe i municioneve“, “Trafikim i armëve dhe i municioneve” të parashikuar nga neni 278 dhe 278/a i Kodit Penal.[caption id="attachment_751432" align="alignnone" width="565"]
Ne foto: Armet e sekuestruara[/caption][caption id="attachment_751436" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Armet e sekuestruara[/caption][caption id="attachment_751431" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Armet e sekuestruara[/caption][caption id="attachment_751430" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Personat e arrestuar[/caption]
https://youtu.be/tPnveDVOKtY /Oranews.tv/