Arrestohen disa anëtarë të dy bandave italo-shqiptare në trafikun e drogës

Policia italiane ka ekzekutuar në orët e para të mëngjesit të sotëm urdhër arrestin ndaj disa personave, anëtarë të dy organizatave kriminale italo-shqiptare që bashkëpunonin në trafikun e lëndëve narkotike në provincën e Romës.Banda e shqiptarëve vepronte në zonën Ardea të Romës e furnizonte me kokainë bandën e italianëve që trafikonte në zonën Porta di Roma.Banda e shqiptarëve trafikonte lëndën narkotike dhe në zonën bregdetare të provincës së Romës.Hetimet e policisë italiane kanë vërtetuar se shqiptarët furnizonin me kokainë aktivitetin e këtyre bandave, ndërsa me marijuanë furnizoheshin nga persona të lidhur me mafian pulieze Sacra Corona Unita.