Ishin informuar se do riatdhesoheshin, tunizianët i vënë zjarrin kampit të refugjatëve
Një zjarr i madh ka përfshirë gjatë natës një kamp emigrantësh në ishullin Lampeduza të Italisë ku aktualisht strehohen 517 refugjatë.Për fat të mirë nuk ka asnjë viktimë e person të plagosur, por është dëmtuar rëndë pavioni që strehon emigrantët e rritur meshkuj.Sipas hetimeve të policisë italiane shpërthimi i zjarrit ka qënë i qëllimshëm nga ana e disa emigrantëve me origjinë tuniziane, pasi në kamp ishte përhapur zëri se ata do të riatdhesoheshin së shpejti me avion.Emigrantët të mbëritur nga Tunizia në brigjet italiane nuk kanë të drejtë të kërkojnë statusin e refugjatit i rezervuar eskluzivisht për ata emigrantë që mbërrijnë nga vendet e luftës e persekutimit diktatorial.Po pak javë më parë kjo qëndër është përfshirë në situata të tensionuara nga një grup emigrantësh që nuk pranonin të idetifikoheshin e të jepnin shënjat e tyre të gishtërinjve.Një proçedurë e tillë i detyron emigrantët të kenë të drejtën e azilkërkimit vetëm në shtetin italian.