Arrestohet aktivisti Maqestena, VV: Shkak, aksioni kundër EULEX në 2009
Lëvizja Vetëvendosje njofton arrestimin nga policia e Kosovës të aktivistit të saj, Blerim Maqestena.Në faqen zyrtare në fb, VV pretendon se ndalimi i tij ka lidhje me aksionin e kësaj lëvizje në 2009 kundër EULEX dhe se policia pritet të arrestojë të tjerë aktivistë të saj.VV kërkon urgjentisht nga Qeveria dhe Policia e Kosovës që të heqin dorë nga arrestimet dhe burgosjet politike të opozitës.“Policia e Kosovës, para pak minutash ka arrestuar aktivistin e Lëvizjes VETËVENDOSJE!Blerim Maqastena. Ndërkohë policia po kërkon për të arrestuar edhe shumë aktivistë të tjerë, në lidhje me aksionin e VETËVENDOSJE!-s kundër EULEX-it, të realizuar në vitin 2009.Riaktualizimi i këtij rasti dhe shkeljet e shumta procedurale dhe ligjore, kanë dëshmuar që ky është proces i montuar politik me synim të përndjekjes politike të aktivistëve opozitarë.Kërkojmë urgjentisht nga Qeveria dhe Policia e Kosovës që të heqin dorë nga arrestimet dhe burgosjet politike të opozitës”.