Uldedaj: Të gjithë duhet të angazhohemi kundër kultivimit të narkotikëve
Lufta kundër kultivimit të bimëve narkotike ka mbledhur në një takim në Shëngjin përfaqësues të njësisë administrative, policisë së shtetit dhe asaj kufitare si dhe kryetarë të fshatrave të kësaj zone.Kreu i njësisë administrative të Shëngjinit, Tonin Uldedaj, është shprehur se të gjithë aktoret e përfshirë në luftën kundër narkotikëve, duhet të marrin përgjegjësinë ligjore për ti bërë ballë këtij fenomeni mjaft shqetësues.Nga ana tjetër shefi i komisaritit të Lezhës, Besim Palamani, ka kërkuar bashkëpunimin e pushtetit vendor dhe banorëve të zoneë për të informuar në çdo rast për vendet që kanë informacione që kultivohet lëndë narkotike.Gjatë takimit të zhvilluar në Shëngjin, drejtuesit e policisë kanë kërkuar që të ketë edhe monitorim të rreptë të të gjithë vijës bregdetare, zonë e cila mund të përdoret nga elementë të ndryshëm kriminal për të tranpsortuar drogë nëpërmjet detit.