Everesti nuk është mali më i lartë në botë

Të gjithë ata që kanë ngjitur më parë Malin Everest mund të jenë lodhur kot– ata nuk kanë qënë duke ngjitur malin më të lartë, sipas shkencëtarëve.Mali i Himalajeve në fakt vjen pas Chimborazo, në Ekuador, shkruan Independent.Megjithatë sërish Eversti fiton në matjet tradicionale, 9 mijë metra mbi nivelin e detit.Por prapë nuk është më afër hapësirës. Chimborazo kryeson për shkak të formës së çuditshme të tokës.Mali Everest fiton vetëm kur matet nga niveli i detit. Por nëse matet nga qendra e tokës, Chimbazo është mali më i lartë – madje Everesti nuk do të hynte as në 20 malet e parë.Rezultatet vijnë pasi toka nuk është një sferë perfekte, por e shtypur dhe e sheshuar në majë dhe në fund e fryhet në mes.Kjo formë i krijon avantazh të gjithë maleve që ndodhen në ekuator. Chimborazo përfiton shumë nga kjo – është shumë pranë mesit të tokës, ndërkohë që mali Everest është rreth 1/3 e rrugës për në majë të saj./Oranews.tv/