Plani i Barcelonës për t'u rikthyer rrugët banorëve

Në përpjekjen për tu “zhvendosur” nga dominimi i makinave, Barcelona ka plane ambicioze.Qyteti spanjoll, i cili po përballet me ndotje akustike e ndotje të ajrit në nivele të larta, do të implementojë një plan radikal për ndryshimin e tij, duke reduktuar trafikun me 21 %.Jo vetëm kaq, 60 % e rrugëve që momentalisht përdoren nga makinat do u rikthehen banorëve, e të ashtuquajturës “hapësirë e qytetarëve”, për të shtuar transportin urban e përdorimin e biçikletave.Plani bazohet në idenë e “superblloqeve” – mini lagje rreth të cilave do të përqëndrohet trafiku, por brenda të cilave qyteti do të mbushet me jetë.Ai do të nisë në lagjen e famshme të ndërtuar sipas një dizanji revolucionar, “Eixample” –ideja e së cilës është që ta bëjë qytetin të marrë frymë, duke shpërndarë popullatën në mënyrë të barabartë në çdo bllok, si dhe duke shtuar gjelbërimin në hapësirat e tyre./Oranews.tv/