Nëna e Beyonce u përgjigjet paragjykimeve ndaj albumit Lemonade
Tradhëtia e Jay Z ndaj bashkëshortes së tij ka qenë fokusi kryesor i albumit të ri te Beyonce, ‘Lemonade’. Nga ana tjetër edhe këngëtarja është paragjykuar shumë për këngët që ka publikuar, edhe që ka ekspozuar në mënyrë të tille gjithë turpet e bashkëshortit.Nëna e 34-vjeçares, dhe mbështetja më e madhe e Beyonce ka dhënë një intervistë ku shpjegon vendimin e të bijës për të publikuar një album të tillë. Sigurisht që Tina Knowles ështe treguar shumë e kujdesshme dhe e matur në gjithçka që ka thënë.Tina thotë në intervistën e saj: "Kjo mund të ishte për martesën e gjithëkujt. Mendoj se të gjithë, në një moment apo në një tjetër janë tradhëtuar nga dikush dhe i kanë gënjyer. Ky album flet për dhimbjen që ndjen në momente të tilla. Pra Lemonade është për një proces të gjatë shërimi. Këndohet për mënyrën se si ndodhin gjërat në të kaluarën dhe si mund të ecësh përpara.’Tina, një stiliste shumë e famshme në Amerikë, shton: "Njerëzit u thonë gjithnjë të tjerëve se flet vetëm për tradhëtitë, e për skandalet, po është e vërtetë, por kjo është vetëm nje pjesë e albumit. Nëse dëgjoni me vëmendje poezinë brenda këngëve, do të kuptimi që bëhet fjalë për shpresë , dhe një ndihmë vogël ndaj të atyre që duan të shërohen.’/Oranews.tv/