Gruaja ushqen me gji foshnjën e braktisur në rrugë
Një grua në Kinë është cilësuar si “mamaja më e bukur” nga përdoruesit e internetit pasi ka ushqyer me gji një foshnjë të braktisur, e cila u gjet duke qarë në rrugë.Mamaja e paidentifikuar, e cila raportohet të jetë 26 vjeç, doli vullnetare për t’i dhënë qumësht fëmijës vetëm disa ditëshe, shkruan People’s Daily Online.Vajza e porsalindur u gjet fillimisht nga një kalimtar në një rrugë të fshatit Beiwei të provincës Shaanxi të Kinës, në 11 maj.Sëbashku, me fëmijën e cila ndodhej në një kuti, ndodheshin një qese me qumësht dhe 10 paund.Policia arriti menjëherë në vendngjarje dhe pa foshnjën në krahën e mamasë së re,teksa ajo e ushqente me gji.Historia prekëse ka fituar shumë vëmendje dhe është gruaja është vlerësuar për aktin e saj human.
/Oranews.tv/