Historike, një burrë në Amerikë transplanton penisin pasi e humbi në 2012

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është kryer transplanti i parë i penisit, ndërsa mjekët në Massachusetts General Hospital e cilësojnë procedurën si një “pikë referimi”.Pacienti është Thomas Manning, 64, i cili po merr veten pas ndërhyrjes 15 orëshe këtë muaj. Ekipi përbëhej na 50 kirurgë, mjekë dhe infermierë.Burri u detyrua të priste penisin, pasi iu diagnostikua me kancer në vitin 2012.Procedura përshkruhet nga mjekët si “një moment historik kirurgjika”, e cila përfshin ‘shartimin’ e një sërë enëve të gjakut, komplekse mikroskopike dhe strukturat nervore.Pjesë e penisit që i duhej burrit është dhuruar nga një donator. Nuk dihet se kush ishte ai burrë kaq zemërgjerë sa të dhurojë “sendin” e tij, por pacienti është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ka gjakderdhje, thonë mjekët e spitalit cituar nga CNN.Penisi do të mund të kryej funksionin e tij bazë, por burri shpreson që të përdorë atë edhe për qëllime seksuale. Edhe mjekët e shpresojnë këtë, por nuk bëhet fjalë ende për riprodhim. Burri me penis të ri pritet të largohet nga spitali 3 apo 4 ditët e ardhshme."Sot kam filluar një kapitull të ri i mbushur me shpresë personale dhe shpresë edhe për të tjerët që kanë pësuar lëndime gjenitale”, tha pacienti Manning në një deklaratë të dhënë nga spitali.Ai gjithashtu shprehu mirënjohje për familjen e tij dhe ekipin e tij mjekësor, si dhe për familjen e dhuruesit. Për të kryer operacionin u deshën 3 vite e gjysmë studime dhe përpjekje deri ndërhyrjen përfundimtare./Ora News/