I shkoi në shtëpi 89 vjeçares për t’i shitur mish, ajo që ndodh më pas është e turpshme
Një bandit shkoi në banesën e një të moshuare duke iu paraqitur si tregtar mishi, por më pas e hodhi përtokë duke i grabitur shumë sende me vlerë.Momenti i turpshëm i banditit u regjistrua nga kamera e vendosur në banesën e 89 vjeçares së sëmurë, e cila e priti miqësisht në banesë pa e ditur se çfarë e priste më pas.Pasi e rrëzoi, hajduti i mori çantën dhe unazat e floririt, midis të cilave edhe unazën e martesës që ajo e mbante prej 48 vjetësh.Djali i gruas kishte vendosur një kamera në shtëpi për sigurinë e saj. Gruaja e quajtur Alice Swale vuan nga diabeti dhe u trondit gjithçka ndodhi.Ajo u detyrua të largohej nga shtëpia ku jetonte prej 60 vitesh. Policia arrestoi hajdutin 27 vjeçar në një tendë me vëllanë e tij, duke sekuestruar edhe tre unazat.I riu është burgosur për 10 vite, ndërsa policia sipas Mail Online, e cilësoi rastin si grabitjen më të keqe që kishin parë në 20 vite. "Ti je një individ i pashpirt, pa asnjë sens mirësjelljeje”. "Sulmi mbi znj Swale, një grua 89-vjeçare, ishte me të vërtetë i turpshëm”, tha gjyqtari, Jeremy Richardson.Ngjarja ndodhi në Hull të Mbretërisë së Bashkuar.
/Ora News/