Reagon Dorina Tiko pas shkrimit se ka hequr dorë nga muzika
Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar Dorina Tiko, ka reaguar pas një shkrimi të publikuar në rrjetin ArkivaShqip, ku thuhej se ajo ka hequr dorë nga muzika.Ish anëtarja e grupit të parë me vajza “Spirit Voice”, ku bënte pjesë Angjelina Gilardi, Larisa Haxhi dhe Soni Malaj , përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram ka shpjeguar se ajo nuk ka rreshtur në asnjë moment së kënduari dhe se nuk mund të lejojë askënd që të hedhë poshtë mundin dhe punën e saj si këngëtare.Kënga e saj “Kiss” ka qënë në vendin e gjashtë në klasifikimin e Billboard Dance.Ja çfarë shkruan Tiko:Pershendetje Miq!!!Ky shkrim per @spiritvoice tregon sesi une Dorina Tiko nuk Kendoj me.Jemi shume artista që punojme japim shpirtin per të dhuruar muzike per ju të dashur miqUne personalisht nuk kam pushuar së kenduari në të kundërtën jam munduar që të vazhdoj karrjeren time në Amerikë me arritjet e mia si në këtë foto që është hera e parë që e postoj kenga ime "Kiss" Ka qene ne Billboard Dance numer 6Nuk eshte folur ndonjehere për mua në shumicat e gazetave apo portaleve Shqipetare , une prap kam vazhduar punen per tju dhuruar ju të dashur Miq sa më shumë këngë dhe për tu paraqitur me dinjitetNuk kam thene gjë pse nuk kan shkruajtur po do them sot sepse po me hedhin punen time poshte si kengetareEshte shume e veshtire të arrish sa do pak në një vend të huaj por nuk mund ti lejoj dhe nuk ja fal që atë mund timin ta hedhin poshtTë dashur Miq kete shkrim po e shkruaj vetem në Shqip sepse me vjen turp ta shkruaj ne Anglisht dhe ta marrin vesh fancat e mi të huaj sepse jam Shqipetare dhe e Dua Vendin Tim dhe gjithmone jam paraqitur dhe do paraqitem si Shqipetare sepse jam krenare nga vij
/Oranews.tv/