Gruaja dërgohet në spital me peshkaqenin ende ngjitur në krahë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Maj 2016, 19:14
Një grua 23 vjeçare është dërguar në spital sëbashku me një peshkaqen të ngjitur në krahun e saj, i cili nuk pranoi ta lështonte pas kafshimit – edhe pasi ngordhi.Gruaja e cila raportohet të ketë dalë menjëherë nga deti me gjallesën në parakrahun e saj të djathtë në Boca Raton të Floridës.Kur urgjenca mbërrii në vendngjarje, peshkaqeni “nurse” kishte ngordhur, por mjekëve iu desh të përdornin allçi për të mbajtur krahun pasi nofulla e kafshës varej ende në krahë.Shërbimet e Zjarrëfikëses të Boca Raton thanë se gruaja ishte në gjendje të qëndrueshme kur u transportua në spital.Sipas Sun Sentienel, ajo po ngacmonte peshkaqenin sëbashku me miqtë e saj dhe po e tërhiqnin atë nga bishti.
/Oranews.tv/