Binjakët martohen me binjake, kuptojnë që është problem i madh

Dy binjakë identikë të cilët kanë përkatësisht dy gra binjake identike, kanë gjetur zgjidhjen ideale për tu dalluar nga njëri tjetri.Dy çiftet, nga provinca Shanxi e Kinës, shpesh herë e kanë të vështirë të dallojnë se cila nga motrat binjake është bashkëshortja e tyre, dhe kush është kunata, gjë që shkakton shumë zemërim dhe konfuzion.Pas ngatërrimeve të shumta, çiftet janë drejtuar te kirurgjia plastike për të diferencuar pamjet e tyre, raporton Times.Vëllezërit Zhao Xin dhe Zhao Xuan, e gratë e tyre Yun Fei e Yun Yang janë konsultuar me doktorët e spitalit Hongkang në Shangai për të modifikuar fytyrat e tyre.Raportime nga televizioni shtetërore China News Service thonë se ndërhyrjet plastike janë të domosdoshme për ta pasi “Ata nuk ngjasojnë vetëm nga pamja fizike, por kanë të njëjtin zë dhe të njëjtën mimikë”.plastic_surgery/Oranews.tv/