Kur tatuazhet zbulojnë krimet
Duke nisur nga viti 1960 deri në vitin 1980, Arkady Bronnikov vizitoi burgjet në Bashkimin Sovjetik duke vizituar mijëra të burgosur.Qëllimi ishte që të fotografonte tatuazhet që të burgosurit kishin në trupat e tyre për të provuar se çfarë pëlqenin ata dhe si e shprehnin artin e tyre.[caption id="attachment_747124" align="alignnone" width="600"]
Kartëmonedha dollari, rrokaqiejt dhe mitraloza të SHBA-ve të stampuara mbi trupin e këtij të burgosuri, çka tregon se ai pëlqen stilin e mafies amerikane. Sytë do thonë: Unë jam duke shikuar mbi ju!(mesazh për të burgosurit e tjerë)[/caption][caption id="attachment_747125" align="alignnone" width="600"]
Miti i Prometeut, i lidhur me zinxhirë në një shkëmb në mundim të përjetshëm. Anija me vela tregon se vartësi nuk angazhohet në punë normale; ai është ‘vjedhës’ dhe është i prirur për të shpëtuar.[/caption][caption id="attachment_747126" align="alignnone" width="600"]
Manastiret, kishat, katedralet dhe Virgjëresha Mari, shenjtorë dhe engjëj në gjoks ose në shpinë, shfaqin përkushtimin e tij për vjedhje. Kafkat tregojnë dënim për vrasje, ndërsa arkivolet paraqesin vrasjen dhe varrosjen e viktimave.[/caption][caption id="attachment_747127" align="alignnone" width="600"]
Yjet me tetë cepa tregojnë hajdutin e rangut të lartë. Kollarja shpesh lidhet me autoritetet, ndërsa dollari tregon forcën dhe sigurinë.[/caption][caption id="attachment_747128" align="alignnone" width="600"]
Gjarpri në qafë tregon varësinë nga droga.[/caption][caption id="attachment_747129" align="alignnone" width="600"]
Stampat mbi supe tregojnë qëndrim negativ ndaj sistemit, dhe përdoren nga kriminelët e rangut të lartë, të etiketuar shpesh si “kolonelët”. Dielli në krahun e djathtë tregon dëshirën për liri, dhe prangat në dorë tregojnë se ka kryer më shumë se 5 vite burg.[/caption][caption id="attachment_747131" align="alignnone" width="600"]
Sytë nën stomak tregojnë homoseksualitetin e tij. Yjet mbi supe tregojnë se i burgosuri është “autoritet’ kriminal.[/caption][caption id="attachment_747132" align="alignnone" width="600"]
Trëndafilat tregojnë se ai qëndron në burg për 18 vite. Ndërsa në krah ka simbole të lashta si “më shpëto nga gjykimi”, ose “Ma ke grabitur lirinë”.[/caption][caption id="attachment_747133" align="alignnone" width="600"]
Në krahun e djathtë shkruan: Ruaj dashurinë, për të mbajtur lirinë, ndërsa në krahun e majtë shkruan: Mëkatar. “Perëndia kundër të gjithëve, të gjithë kundër Perëndisë', etj.[/caption][caption id="attachment_747130" align="alignnone" width="600"]
Simbolet tregojnë se po kryen burgim të përjetshëm.[/caption][caption id="attachment_747135" align="alignnone" width="600"]
Simbole fashiste, një lloj proteste kundër kampit apo autoriteteve të burgut.[/caption][caption id="attachment_747136" align="alignnone" width="600"]
-Pikat e gjakut tregojnë numrin e vrasjeve. “Faleminderit e dashur për atdheun dhe rininë time të rrënuar”.[/caption][caption id="attachment_747134" align="alignnone" width="600"]
Djajtë mbi supe tregojnë se të burgosurit urrejnë autoritetet.[/caption][caption id="attachment_747138" align="alignnone" width="600"]
Madonna dhe fëmija i saj, që tregon burgun në një moshë të re.[/caption][caption id="attachment_747139" align="alignnone" width="600"]
Shqiponja me dy koka është një simbol i shtetit rus që daton nga shekulli i 15-t. Pas ardhjes së komunizmit, u zëvendësua me drapër dhe çekiç. Kjo foto është një qëndrim i guximshëm kundër regjimit të Bashkimit Sovjetik. Statuja e Lirisë nënkupton një dëshirë të madhe për liri.[/caption]
/Ora News/