Del në ankand arma e George Zimmerman

Pistoleta me të cilën u vra adoleshenti i paarmatosur me ngjyrë, Trayvon Martin, ka dalë në shitje në një ankand online. George Zimmerman i cili qëlloi për vdekje adoleshentin, ka planifikuar që ankandin online në internet ta quajë "Një ikonë amerikane".Ankandi do të nisë me një cmim fillestar prej 5 mijë dollarësh. Ky i fundit ishte një roje lagje kur vrau 17-vjeçarin në vitin 2012, vrasje për të cilën u rrëzuan akuzat pasi Zimmerman arriti të mbrojë në gjyq qëndrimin e tij se veproi për vetëmbrojtje.Zimmerman tha se do ta shiste armën e tij për të mbledhur fonde ndaj retorikës së Hillary Clinton kundër armëve. I pyetur se çfarë mesazhi kishte për njerëzit që ishin kundër shitjes së armës, Zimmerman tha se as që i intereson mendimi i tyre, pasi nuk do të bëjnë ofertë për pistoletën.Pistoleta së fundmi i është kthyer Zimmerman nga Departamenti i Drejtësisë. Gjesti i tij është cilësuar gjerësisht si mizor, por kjo s'është hera e parë që Zimmerman përpiqet ët fitojë para duke shfrytëzuar namin e tij. Më herët ai shiti në "eBay" një flamur amerikan me slogane patriotike për 100 mijë dollarë.Në gjyqin e vitit 2012, për vrasjen e Trayvon Martin, ekipi mbrojtës i Zimmerman tha se klienti i tyre ishte sulmuar fizikisht nga adoleshenti dhe kishte qenë i detyruar që të mbrohej. Megjithatë përpjekjet e prokurorëve për ta dënuar, atë nuk mundën t'i provojnë në gjyq akuzat dhe Zimmerman u shpall i pafajshëm.2563476457 34122DC000000578-3588271-George_Zimmerman_was_auctioning_off_the_gun_he_used_to_kill_unar-m-70_1463116969627 usa-guns-zimmerman/Oranews.tv/