Qeni kafshohet nga gjarpri për të mbrojtur vajzën, donatorët japin 50 mijë dollarë për ta shpëtuar

Haus, një qen 2 vjeçar, u birësua dy muaj më parë në një strehë kafshësh nga familja DeLuca.Shepherdi gjerman ja ktheu atyre nderin, pasi rrezikoi jetën e tij për të mbrojtur vajzën 7 vjeçare nga një gjarpër vdekjeprurës në Florida.Historia e qenit, i cili mori tre kafshime gjatë betejës me gjarprin, u përhap me shpejtësi në të gjithë Amerikën. Njerëz të cilët u prekën nga ngjarja dhuruan më shumë se 50 mijë dollarë për shërimin e Haus.Gjyshja e Molly DeLuka ishte duke u kujdesur për vogëlushen teksa ajo luante me qenin, kur ndodhi incidenti.“Ai është një qen i mrekullueshëm.Është nga ata lloj qensh që njerëzit paguajnë mijëra dollarë për ta blerë. Por ne e adoptuan dhe e morën falas”, shprehet babai i vajzës, Adam DeLuca për Associated Press.Haus tanimë po trajtohet në spital me mjekime kundër helm dhe pritet të shërohet sa më shpejt.rexfeatures_641130a-xlarge_trans++Cca9BU0TuyHkZJzHTSJqzg57EFzlVrO-V_kNyX87nOk/Oranews.tv/