Fëmijët autikë, Bashkia përuron kopshtin që përkujdeset për ta

Fëmijët me sindromën dawn dhe ata autikë, për herë të parë do të marrin ndihmë dhe përkujdes të veçantë nga njerëz të specializuar, në një kopësht publik.Ky është modeli i ri i kopshteve, nismë e Bashkisë së Tiranës, dhe iu vjen në ndihmë familjeve që nuk kanë mundësi t’ju paguajnë trajtimet e kushtueshme fëmijëvë të tyre.Ky model u prezantua nga kryebashkiaku Veliaj, gjatë përurimit të punimeve në kopshtin 39.Veliaj: "Për herë të parë kemi një kopsht ku fëmijët me aftësi ndryshe ose me sindromën down apo autikë trajtohen nga njerëz të specializuar. Ne besojmë se të gjithë fëmijët janë të përsosur, është vetëm çështje mundësish dhe ndihme. Duke krijuar kushte dhe grupe të veçanta për fëmijët që kanë nevojë për më shumë kujdestari dhe asistencë, kemi sjellë një model të ri në qytetin e Tiranës".Veliaj përsëriti edhe njëherë premtimin për rikonstruksionin e 23 kopshteve të tjera brenda këtij viti falë nismës “Adopto një kopësht”.Veliaj: “Brenda këtij viti, 23 kopshtet e Tiranës do të jenë totalisht të rinovuara dhe më vjen mirë që në këtë kontekst jemi duke rikontruktuar gjithë bllokun e njësisë 4. Me të njëjtën cilësi që po bëjmë kopshtet, do të bëjmë edhe trotuaret, kanalizimet, rrjetin e ndriçimit në investimin e ri që kemi parashikuar në “Rrugën e Dibrës”, duke filluar nga “Farmacia 10” deri në “Kinostudio”, për t’u siguruar që gradualisht, që në vitin e parë, të ndihet dora e bashkisë në një lagje e cila ishte lënë pas dore prej vitesh”.