Debati mbi përgjimet, LSI: Nëse është e vërtetë, skandali përtej policisë
Ministri i Brendshëm, kreu i Shërbimit Informativ, Prokurori i Përgjithshëm dhe Drejtori i Policisë së Shtetit, nga e marta do të raportojnë para Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare mbi pretendimet e ngritura publikisht se Policia e Shtetit disponon një paisje të cilën e ka përdorur për përgjime të jashtëligjshme të politikanëve, biznesmenëve dhe gazetarëve. Vendimi është marrë pas debateve të shumta mes demokratëve dhe socialistëve, të cilët PO-në përfundimtare e dhanë jashtë dyerve të Komisionit të Sigurisë, pavarësisht se palët bien dakord se nëqoftëse çështja rezulton e vërtetë kemi të bëjmë me një skandal të rëndë. Debati mbi përgjimet dhe mundësinë e ekzistencës se një pajisje të tillë në policinë e shtetit ka mbërthyer në diskutime dhe debate Komisionin parlamentar të Sigurisë Kombëtare.Opozita e ka cilësuar si skandal historik duke u shprehur e bindur se policia e shtetit ka përgjuar opozitën, gazetarë dhe biznesmenë, ndaj ka kërkuar një hetim të thelle të çështjes dhe thirrjen krerëve të institucioneve që kanë dijeni për çështjen të raportojnë para Komisionit.Flamur Noka: Sot ajo përbën një kërcënim serioz të lirive dhe të drejtave të njeriut dhe një kërcënim serioz të sigurisë kombëtare.Anëtarët socialistë të Komisionit të Sigurisë në parim nuk kanë qenë kundër kërkesës së opozitës, por sipas tyre në Komision nuk mund të thirren krerët e institucioneve bazuar vetëm mbi informacion mediatik.Ata i kanë kërkuar opozitës më shumë informacion për çështjen në mënyrë që të mbështesin kërkesën e tyre.Piro Lutaj: Po të jetë, sigurisht që është hataja, por nuk e dimë në është apo nuk është. Ne jemi të prirur të marrim një vendim të pjekur sepse kjo çështje është sensitive. Keni dy aleternativa, ose të na sillni materiale informacione që i keni ti diskutojmë dhe të marrim vendim, ose ushtroni kopmetencën që ju jep rregullorja me 1/3 të firmave tuaja.Në debat me deputetët demorkatë, përfaqësuesit e Partisë Socialiste në Komisionin e Sigurisë parlamentare braktisën mbledhjen, duke i thënë opozitës se kërkesa për të thirrur në seancë degjimore Ministrin e Brendshëm, Drejtuesin e Policisë së Shtetit, Prokurorinë e Përgjithshme dhe kreun e Shërbimit Informativ nuk është e bazuar në rregullore.Flamur Noka: Doni të mbroni një krim shtetëror apo doni transparencëPak minuta me vonë socialistët jashtë sallës së Komisionit parlamentar të Sigurisë Kombëtare e zbutën qëndrimin.Piro Lutaj: Ne i kemi kërkuar kolegëve të opozitës të formatojnë kërkesën në bazë të nenit 36 të rregllores. Autoritetet e Kuvendit të komunikojnë me drejtuesit e institucioneve të shtetit, qoftë me ministrin e Brendshëm, qoftë me kreun e SHISH dhe secili prej tyre do të vijë në komision për të raportuar.Lëvizja Socialiste për Integrim ishte në mbështetje të kërkesës së Partisë Demokratike, por sipas deputetit Luan Rama, seancat degjimore duhet të nisin me kreun e Shërbimit Informativ.Rama tha se nëqoftesë kjo çështje rezulton e vertetë skandali është imadh dhe nuk prek thjeshtë Ministrinë e Brendshëm.Luan Rama: Nëse kjo praktikë provohet atëherë hyjmë në një kapitull tjetër, të trajtimit të një skandali që ka të bëjë me zbatimin e ligjshmërisë në këtë vend, me rolin e institucioneve në këtë vendNë mungesë të deputetëve socialistë, anëtarët e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe ata të Partisë Demokratike kanë rëndë dakort që ti përcillet kërkesa për të dhënë sqarime para Komisionit të Sigurisë Kombëtare Ministrit të Brendshëm, Prokurorit të Përgjithshëm, kreut të Shërbimit Informativ dhe drejtorit të Përgjithshëm të Policisë.Ja debatet mes deputetëve në KomisionNoka në mbledhje deklaroi: “Duke qenë se ditët e fundit është bërë publike instalimi i një paisje përgjimi në policinë e shtetit, theksoj se kjo përbën një shkelje të rëndë.Një grup deputetësh kanë ndërmarrë një kërkesë për të thirrur në Komisionin e Sigurisë Ministrin e Brendshëm, Prokurorin e Përgjithshëm, Drejtorin e SHISH dhe Drejtorin e Përgjithshëm të policisë së shtetit. Ekzistenca e kësaj paisje është jo vetëm shkelje e rëndë e ligjit, por cënim i privatësisë së zyrtarëve të lartë. Kjo çështje përbën një skandal të madh”.Në vijim deputeti demokrat bëri me dije dhe orarin e paraqitjes së krerëve të agjencive të sigurisë në Komision gjatë ditës së martë për të dhënë shpjegime mbi çështjen në fjalë."Do kërkojmë që nesër në 10:00 Ministri Tahiri të jetë në Komision për të dhënë shpjegime.Në 11:00 do thirret Llalla për të dhënë detaje mbi hetimin çfarë ka rezultuar.Në orën 12:00 do thirret kreu i Policisë së Shtetit Haki Çako.Në orën 13:00 do thirret kreu i SHISH, Visho Ajazi Lika për raportim".Sakaq për çështjen e arratisjes së Klemend Balilit, Noka u shpreh: “Për çështjen e Balilit e Frrokut do thërrasim në dëgjesë Tahirin”.Kërkesa e Nokës për rritjen e krerëve të institucioneve është kundërshtuar nga socialisti, Pirro Lutaj.“S’mund të thirren krerët e institucioneve kur ka nisur hetim për çështjen”tha Lutaj, i cili kërkoi hedhjen në votim të kërkesës.Edhe deputeti i LSI, Luan Rama insistoi që para se të thirren për të raportuar krerët të institucioneve, të kërkohet paraprakisht një informacion zyrtar.Megjithatë Rama deklaroi se nëse provohet ekzistenca e një pajisje të tillë për përgjimet, jemi para një skandali që implikon jo vetëm policinë.Rama: "Tani kemi një denoncim mediatik mbi përgjuesin.Parimisht mbështes rritjen e rolit të Komisionit për çështje të tilla.Të kërkojmë informacion zyrtar para thirrjes së drejtuesve.Unë rezervoj të drejtën ta besoj informacionin. Nëse policia ka vepruar në kundërshtim me ligjin jemi para një skandali. Nuk do paragjykojmë pa patur një informacion zyrtar. Nëse është e vërtetë çështja duhet trajtuar shumë më thellë. Nëse kjo pajisje ka hyrë në vend implikimi është më i madh se policia. Implikohen disa individë e institucione duke nisur nga dogana”. Sterkaj-Luan Ramës: Po e bëni fakt çështjen e pajisjes së përgjimit.Luan Rama: Nuk e bëj fakt, por të kërkojmë informacion zyrtar.Noka: Pajisja është fakt dhe kjo është e vërtetuar.Luan Rama: Të formalizojmë informacionin për të mësuar të vërtetën.Jam i prirur të besoj se pajisja e përgjimit nuk ekziston. Pajisja mund të ketë lajthitje të drejtuesve të Policisë së Shtetit.Sterkaj: Nuk mund të bëjmë analiza sikur pajisjen e kemi në tavolinë. Duhet të marrim informacion nga njerëzit kompetentë.Informacioni është thjesht mediatik. Ne ta çmojmë nëqoftëse e duam Ministrin apo jo dhe e hedhim në votë. Nëse ka nisur një hetim s'mund t'i ftojmë autoritetet në Komision, nuk mund të dalim jashtë kompetencave. Luan Rama:Çështja ka dalë në gazetë, se po ta kishte thënë Doktori do ta besoja.Të marrim informacion nga institucionet, më pas thërrasim titullarët.Noka: Ne jemi përpara një skandali me përmasa kombëtare.Titullarët janë thirrur për çështje më me pak rëndësi. Ky është skandal i paprecedentë në historinë e vendit. Ne e kemi thënë, seancë dëgjimore dhe marrim informacionin.Lutaj: Na sillni informacion që kërkesën ta kemi të bazuar.Deputetët e PS, Lutaj, Qefalia, Çuko dhe Ndreu largohen nga mbledhja e komisionit të sigurisë.
Patozi: Deputetët e PS ikën se janë të shqetësuar për titullarët më shumë se për skandalin. Nëse skandali i përgjimit rezulton i vërtetë përmbys pushtetin pajisja e përgjimit.Është media që në shumë raste ka zbuluar skandalet, ndaj nuk duhet injoruar.Titullarët të vijnë për të dhënë versionin e tyre e të hedhin dritë për ngjarjen.Luan Rama: Nuk e nënvlerësoj rolin e medias për çështje. Të jemi të matur për të zbardhur çështjen mbi bazën e një logjike që hedh dritë.SHISH të jetë institucioni i parë që do na japë informacion. Ta trajtojmë çështjen hap pas hapi, të mos bëjmë propagandë.Noka: Unë nuk çmoj renditjen e titullarëve, por thelbin e ngjarjes.Luan Rama: Drejtori i SHISH është ai që na nis proçesin, kjo çështje është logjike.