Ndjekin nga afër punimet e Kuvendit, studentët shprehen shpresëpak nga politika

Studentë të Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës kanë qenë mysafir të veçantë të Kuvendit të Shqipërisë për të ndjekur nga afër seancën plenare.Duke folur në mikrofonin e Ora News, ata thonë se kanë mbetur shpresëpak nga politika, teksa janë bërë dëshmitarë të fjalëve fyese, por edhe mungesës së korrektesës së deputetëve në seancë.Të enjteve, kur Kuvendi i Shqipërisë mblidhet në seancë plenare, veç deputetëve dhe gazetarëve, ka mysafirë të çantë.Nga këndi i reporterëve, tashmë është kthyer në traditë që punimet t’i ndjekin edhe fëmijë të shkollave të vendit,  gjimnazistë, por edhe stundentë të Universiteteve nga e gjithë Shqipëria.Seancën e fundit e panë nga afër studentë të  Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës.Në fakt studentët ishin më korrektët, pasi sikurse ndodh çdo të enjte, deputetët u paraqitën me vonesë në seancë.Studentja: Përshtypja ishte që nuk ka aspak korrektesë.Studenti: Mbizotëron debati politik midis dy palëve, por jo rendi i ditës për çfarë ishte mbledhur sot seanca. Duket edhe nga vonesa që kishte në mbledhje se si këta na qeverisin ne.Për orë të tëra diskutimesh, studentët u bënë dëshmitarë të shkëmbimit të replikave e fjalëve fyese mes dy kaheve politike, të cilat tashmë janë pjesë e pandare e seancave.Studentja: Nuk ndryshon shumë nga ajo çfarë shohim në televizor. Fjalori që përdorej linte shumë për të dëshiruar.Studentja: Kishte shumë replika jo të kënaqshme nga salla, respekti pothuajse zero.Më pak besim tek politika.  Kjo është ndjesia, me të cilën studentët pranojnë se largohen nga Kuvendi, institucioni ku shkruhen ligjet që vendosin për fatin e këtyre të rinjve dhe të të gjithë shqiptarëve.Studenti: Kur i sheh në parlament këta të presin çdo shpresë.Studenti: Më pak besim pir kam shpresë se me brezat e rinj them se do të ndryshojë diçka.