Reforma në drejtësi, ndryshon neni që amnistonte vetëm ish-ministrat

Mazhoranca dhe opozita në Komisionin Parlamentar për Reformën në Drejtësi   janë dakordësuar për ndryshimin  e nenit 25 të draftit për reformën në drejtësi i propozuar nga ekspertët e OPDAT  dhe EURALIUS,  që përjashtonte nga hetimi ish-ministrat e Partisë Demokratike.Bylykbashi: Ajo që është e rëndësishme të themi është se u bë e qartë se formulimet e nenit 25 në lidhje me Gjykatën e Posaçme nuk qëndrojnë, nuk duhet të ketë asnjëlloj kufizimi dhe amnistimi i të gjithë atyre shkeljeve që do t’i çonin zyrtarët në çdo kohë përapra drejtësisë.Deputeti socialist, e cilësoi propozimin e ekspertëve të ndryshuar me vullnetin e palëve politike gabim teknik ndërsa paralajmëroi surpiza për gjithë ata zyrtarë apo ish zyrtarë të korruptuar.Majko: Ishte gabim teknik por reagimi i të gjitha palëve ishte i një natyre të tillë që nuk mund të krijojë asnjë impakt politik.Por kjo ka qënë pika e vetme për të cilët mazhoranca dhe opozita  kanë rënë dakord , pasi opozita rezervon sërish kritika për arkitekturën e sistemit të ri të drejtësisë. Në përfundim të mbledhjes përfaqësuesi i opzoitës Oerd Bylykbashi,  tha se qëllimi parësor i kësaj reforme është qe të garantojë drejtësi të shpejtë për qytetarët çka sipas tij kjo strukturë nuk e mundëson.  Per 5 apo më shumë  ore, diskutime  palët kan mbyllur kapitullin  per gjyqësorin,  por sërish zgjidhje kanë gjetur vetëm çështjet teknike   ndërsa çështjet politike janë lënë për në fund.