Bien me 10.5% dërgesat e emigrantëve, ekspertët: Pasoja për konsumin dhe të varfrit

Emigrantët shqiptarë po sjellin gjithmonë e më pak para pranë familjeve të tyre të atdhe.Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë për një tkurrje të mëtejshme të remitancave, ose ndryshe dërgesave të emigrantëve me rreth 10.5%.Të tremujorët e fundit të 2015-ës, të ardhurat nga emigrantët arritën në 153.9 milionë euro, më rënie 17.1 milionë euro kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë. Ekspertët shpjegojnë se tkurrja e këtij burimi të ardhurash do të ndihet në ekonomi.Ilir Ciko, ekspert: Këto dërgesa lidhen shumë më tepër me shtresat më të varfra të popullsisë dhe padyshim zvogëlimi i këtij fluksi për shtresat në nevojë, ngre nevojën që një shtet edhe më social, për të trajtuar problemet e kësaj shtrese veçanërisht në zonat më të thella të vendit.Pakësimi i të ardhurave nga emigrantët pritet t’i japë një tjetër goditje konsumit, tashmë anemi sipas bankës së Shqipërisë, për shkak të pasigurisë së shtuara në ekonomi.Ciko: Kjo nuk është thjesht një para e munguar në xhepat e shqiptarëve, por në të njëjtën kohë edhe një para jo e konsumuar brenda Shqipërisë, gjë që ndikon edhe në kërkesën e brendshme brenda vendit, pasi edhe bizneset vendase do të kenë një treg më të kufizuar.Tkurrja e dërgesave të emigrantëve pritet të pakësojë edhe sasinë e valutës së huaj që futet në ekonomi, duke pasur parasysh se pjesa dërrmuese e tyre janë në euro, monedhë me të cilën kryehet një pjesë e rëndësishme e transaksioneve në vend.DËRGESAT E EMIGRANTËVET4 2015                       153.9 mln euroT4 2014                       171.0 mln euroEcuria                          -  17.1 mln euro/Ora News/