Kultivuesit nuk kursejnë as Kalanë e Ali Pashës, mbjellin 4 mijë rrënjë kanabis
Gati 10 mijë rrënjë kanabis sativa janë zbuluar dhe asgjësuar nga policia e Sarandës. Nga njoftimi i policisë kuptohet se kultivuesit nuk kanë kursyer as kalanë e Ali Pashë Tepelenës në fshatin Livadhja.Operacioni i asgjësimit dhe më pas djegies së bimëve narkotike është kryer në dy fshatra.Gjithsej janë asgjësuar rreth 9841 rrënjë kanabisNga të cilat: Në fshatin Ninat - Bashkia Konispol, janë asgjësuar 5841 rrënjë bimë narkotike,prej të cilave: - 4023 rrënjë ishin të mbjella në kubikë, me lartësi deri në 5 cm. - 1818 rrënjë ishin të mbjella në tokë, me lartësi 5 - 9 cm.Në fshatin Livadhja, janë gjetur dhe asgjësuar 4000 rrënjë bimë narkotike "Cannabis", të mbjella në vendin e quajtur "Kalaja e Ali Pashës", prej të cilave: - 2000 rrënjë ishin të mbjella në tokë, me lartësi deri në 15 cm. - 2000 rrënjë të tjera të mbjella nëpër kubikë, me lartësi deri në 5 cm.U bë asgjësimi i tyre me djegie. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve./Oranews.tv/