Njeriu më i vjetër në botë vdes në moshën 116 vjeçare
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Maj 2016, 15:51
Susannah Mushatt Jones, personi më i vjetër në botë, ka vdekur në Nju Jork në moshën 116 vjeçare.Robert Young, këshillues nga Grupi kërkimor i Gjerondologjisë tha se Jones vdiq mbrëmjen e së enjtes në një azil në Bruklin, ku dhe kishte jetuar për më shumë se tre dekada.Ai shtoi se 116 vjeçarja kishte qënë sëmurë gjatë 10 ditëve të fundit.Jones theu Rekord Botëror Guiness si njeriu më i vjetër në botë, kur 117 vjeçari, Misao Okawa vdiq në Tokio vitin e kaluar.“Mr. Jones ishte amerikania e fundit nga vitet 1800,”- tha për Telegraph Z.Young.Ai u shpreh se Emma Morano nga Verbania, Itali, 116 vjeç, vetëm disa muaj më e re se Jones është tanimë personi jozyrtar më i vjetër në botë./Oranews.tv/